"Pas 25 prilli moratoriumi i gjuetisë do të hiqet"/ Vasili: I shërbeu vetëm fshehjes së mbjelljes së kanabisit
Nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se pas 25 prillit, do të hiqet moratoriumi i gjuetisë.
Vasili në një deklaratë për mediat, u shpreh se ky moratorium i shërbeu vetëm kultivuesve të kanabisit.
Sipas Vasilit, janë miliona euro që gjeneron ky aktivitet dhe që i mungojnë prej vitesh pa asnjë arsye buxhetit të shtetit.
DEKLARATA E PLOTË:
Moratoriumi i Gjuetise do te hiqet!!
Ky Moratorium i shërbeu vetëm fshehjes se mbjelljes se kanabisit dhe gjuetisë se paligjshme!
Qeveria Rama po i mashtron prej vitesh gjuetarët dhe shoqatat e gjuetarëve se do te hapte gjuetinë.
Por, jo as nuk e hapi, dhe nuk e hap dot, pasi gjahtarët do te bëheshin dëshmitarë dhe do tu prishnin qetësinë kultivuesve të kanabisit në male dhe në fusha e qe mbrohen e mbështeten nga Edi Rama dhe qeveria e rilindjes.
Ndaj, LSI angazhohet që pas fitores se 25 prillit do bëjë të mundur se bashku me Opoziten e Bashkuar qe të hiqet nje here e pergjithmone në parlament Moratoriumi i gjuetisë të vendosur nga Rama.
Janë miliona euro qe gjeneron ky aktivitet dhe që i mungojnë prej vitesh pa asnje arsye buxhetit të shtetit.
Gjuetia e bazuar në ligj dhe në marreveshjet nderkombetare nuk cënon asgjë nga Fauna e eger.
Nje ligj europian per Gjuetine dhe monitorimi i zbatimit te tij kjo i duhet Shqiperise.
Duhet të ndalohen urgjentisht gjuetia e shfrenuar, naten me drita bile edhe me arme zjarri luftarake e pushtetarëve dhe e mbështetësve të tyre.
Pra ne do ta heqim kete Moratorium e do ta hapim gjuetinë dhe ky eshte zotim pa kthim.