Bushati: Rama po i fshihet përballjes, do të heqë nga fleta e votimit ilirbeqët për t'i zëvendësuar me numra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2021, 19:35
Drejtuesi politik i qarkut Shkodër për PD-në, Helidon Bushati përmes një postimi në Facebook shkruan se Rama po mundohet që t'i fshihet përballjes me qytetarët.
Sipas tij, prandaj po tentohet që të zëvendësohen emrat e kandidatëve në fletën e votimit me numra.
Bushati: Po kërkojnë t'i fshihen përballjes me qytetarët, prandaj Partia Socialiste po kërkon të zëvendësojë ilirbeqet e korrupsionit të listës së tyre me numra. Mendojnë se do t'i fshihen humbjes, por nuk do t'ia dalin. Koha e tyre ka mbaruar. Me 25 Prill, i nisim në Bangladesh të hapin 300 mijë vende pune!