Rama: Siguruam vaksinat në pak muaj dhe kjo vuajtje do të mbarojë, kemi shumë punë
Ditën e sotme, kryeministri Rama e ka nisur me një video-mesazh nga kryeministri Edi Rama , ku pohon se jeta do i rikthehet normaliteti shumë shpejt.
Sipas Ramës, sigurimi i vaksinave do të bëjë që në pak muaj kjo vuajtje e shkaktuar nga pandemia të mbarojë dhe vendi ynë të presë turistë nga gjithë bota.
Duke nënkuptuar një mandat të tretë, Rama shkruan se ka shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri-tjetrin.
“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë!”