Insulinë me borxhe, familja e Abedin Muçajt në kushte të vështira ekonomike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2021, 19:17
Në familjen e Abedin Muçaj, në Delvinë, ka rënë skamja.
Kryefamiljari vuan nga disa sëmundje, përfshi dhe diabetin në gradë të lartë që e trajton me insulinë. Nuk ka para për ti blerë ato dhe merr boxh.
"Nuk kam të ardhura të shkoj te privati ti bëj analizat një herë në tre muaj, se unë jam kronik."
I biri Ervini, 30 vjeç, është pa punë.
"Të kem një ndihmë ekonomike apo vend pune për mua. Ne hamë çfarë na sjell motra."
Fqinjët janë të vetmit që kujtohen per këtë familje.
Por nëse nuk i plotësojne nevojat për ushqime, lista tjetër e borxheve shkon në dyqane.