Rama në borxh me Krujën për shkak të vjehrrës: Rindërtimi mbyllet në tetor, në maj mbarojnë shtëpitë individuale
Kryeministri Edi Rama, ka thënë se rindërtimi, i shtëpive pas tërmetit të 26 nëntorit në Krujë dhe në Buq do të përfundojë në tetor.
Rama teksa ka prezantuar kandidatët për deputetë në Krujë, ka thënë se në këtë qytet do të rindërtohen 700 shtëpi.
“Në Krujë janë 700 shtëpi. Ka filluar me infrastrukturën për pallatet në një terren jo të lehtë kur është punuar për studimin gjeologjik, janë bërë verifikimet, garat e nevojshme, në Fushë-Krujë në maj mbarojnë shtëpitë individuale dhe në shator tetor mbarojnë pallatet në Fushë-Krujë, po ashtu edhe në Bubq. Shikoi Italinë fqinje që ende janë në rulota. Në shtetet e tjera nuk kthehen në shtëpi pa paguar dhe me marrë falas, ne e kemi bërë këtë program unikal”, tha Rama.
Rama, në fjalën e tij ka folur edhe në lidhje ujësjellësin i Krujës, që u vu ditën e sotme në punë, ku inagurimin e bëri vetë ai, sakaq ka thënë ndër të tjera se Porti që do ndërtohet në Durrës do të jetë investime edhe për Krujën.
“Është e turpshme të flasësh për ujin, por është një turp që duhet ta mbajnë ato që e kanë, se në ashtu e gjetëm , por po i japim fund, kemi kantiere kudo ku po punohet për ndërtimin e ujësjellësve ku do sjellin ujë 24 orë në çdo familje."- tha ai.
Më tej ai ka thënë se Kruja do të jetë në qendër të vëmendjes së tij, duke thënë se nga ky qyetet është e ëma e bashkëshortes së tij.
"Gjysma e gjysmës time më të mirë është nga Kruja, pasi e ëma e Lindës është nga Kruja dhe duke ardhur këtu në Durrës, gjë që unë e kam bërë nisur në radhë të parë për t’i kushtuar rëndësi se ka potencial është e lidhur edhe me një pjesë të rrënjëve të mia. Do të duhet ta mbaj edhe detyrimin për t’u kujdesur edhe për Krujën."- tha ai.