Rama nga Kruja: Nuk kam dalë për të gjetur nuse, vota nuk është tifozllëk, shih kush bën punën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar kandidatët në Krujë, ku nuk ka kursyer as batutat.

Rama, ka thënë se vota duhet të shkojë për atë që bën punën dhe jo për atë që fle gjumë.

Kreu i qeverisë ka bërë dhe një krahasim mes vetes dhe Kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se mes dy gomerëve, kryedemokrati nuk e bën dot punën para atij sepse fle gjumë.

Madje kryeministri thotë se nuk ka dalë për të gjetur nuse, duke shtuar se kush nuk e do figurën e tij të ndërroj kanalin e televizorit.

"Është shumë e thjeshtë, vota nuk është tifozllëk. Jam me këtë se jam kundër atij. Vota nuk është histori, sot. Kush ta bën punën, kush shkon deri aty lart, ngarkon drutë e i zbret poshtë. Mund të imagjinohet që në garë mes dy gomaresh, Luli e bën punën para meje? Një gomar që fle gjumë, s’të vijnë drutë kurrë. Është e thjeshtë. S’më do mua? Unë s’kam dalë për të gjetur nuse. E kam gjet gjysmë krutane, gjysmë tironse. S’më do mua, bjeri telekomandës sime më hiq fytyrën, shko shih sport. Punën kush e bën. O demokrat, o kok e modhe. Të rriten këtu e të kenë të ardhmen këtu. Taskën 0 kush ta vuri? Se jam bërë dhe si qentë e gjallë, i njoh nga larg kokat e mëdha demokratikase. Kur më sheh mua. E ka 0 taksën, 0 tvsh. Si tia bësh që e do gomarin blu e jo mavi, e të të vijë taksa trëk e sheshtë dhe ta hash sa ky këtu. Unë s’e di kush është ky, po ta hash më keq se ky i madhi kët. PD është si një dardhë që ka një gjarpër mbrapa, Berishën, Ilirin, Monikën, është ajo nyja.”- tha Rama.