Shteti i harroi, ndihma nga qytetarët për familjen Kruja pas publikimit të historisë nga Ora News
Pas transmetimit në Ora News të historisë së varfërisë në familjen e Daniel Krujës në kryeqytet është sensibilizuar një familje, duke i dhuruar disa veshmbathje, një krevat por dhe lodra për fëmijët.
"Mos ta humbin ata të dy jetën kot."
Vetëm 24 orë nga ky apel i kryefamiljarit Daniel Kruja, në këtë shtëpi mbërritën ndihmat e para.
Një familje në kryeqytet, e cila nuk ka dashur të bëjë publik identitetin, ka kontribuar me vëshmbathje e lodra për fëmijët e vegjël por dhe një krevat, duke qenë se në shtëpinë e tyre nuk ka asnjë orendi.
Teksa shohin dhuratat, fëmijëve u shkëlqejnë sytë.
Vetë Danieli dhe zonja e tij nuk reshtin së falenderuari.
"Ata që do të më ndihmojnë, i ndihmoftë Zoti të gjithë."
Me një rrogë nuk munden të ushqejnë fëmijët.
"Këta duan të hanë, nuk kam qumësht për gocën. Në mëngjes i dhashë çaj. Edhe çuni më kërkon për të ngrënë, ishte mbyll dyqani."
Familja e Daniel Krujës në Kamëz është lënë prej vitesh në harresë nga autoritetet.
Të paktën lutjes se tyre iu përgjigj dikush për ti dhënë shpresë.