Sulltan Novruzi/ Basha në Kryegjyshatën Botërore: Qoftë kjo ditë një ogur i mbarë për fitoren e shpresës mbi dëshpërimin

Kryetari i PD Lulzim Basha ishte për një vizitë në Kryegjyshatën Botërore për të uruar nga afër kryegjyshin botëror Baba Edmond Brahimaj me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

Lulzim Basha: Gëzuar për shumë vjet Sulltan Nevruzin! Shëndet, jetë dhe dritë për ty dhe të gjithë klerikët bektashi, për të gjithë besimtarët bektashi kudo që janë. Qoftë kjo ditë një ogur i mbarë për fitoren e shpresës mbi dëshpërimin ashtu siç është simboli i fitores pranverës mbi dimrin dhe për largimin e të keqes nga shpirti i çdo shqiptari për triumfin e të mirës, e ndryshimit pozitiv për të gjithë.

Baba Mondi: Amin! Të lumtë goja.

Faleminderit kryetar! Të paçim me jetë! Faleminderit për vizitën! Kjo është vërtetë një ditë e bekuar nga Zoti, kuptohet edhe nga shenjtorët që vijnë. Dhe është shembull për njerëzimin që ta udhëheqë njerëzimin në rrugën e vërtetë dhe prandaj ne i respektojmë këta njerëz, duke sakrifikuar me familje me gjithçka për të udhëhequr njerëzit në rrugën e vërtetë. Zoti ju bekoftë!

Lulzim Basha: Amin! Bashkë me ju