Si do të votohet më 25 Prill? Katër modelet e fletës së votimit që paraqet KQZ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2021, 20:30
Ora News siguron modelet e fletëve të votimit që janë paraqitur për konsultim përfaqësuesve të partive politike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nga kreu i saj Ilirjan Celibashi.
Ndërkohë burime për Ora News shprehet se, Opozita ka kërkuar që para se të vendosin për fletën duhet të konsultohet me aleatët.
Edhe pse modeli nuk është ende zyrtar, deri tani dimë rënditjen e partive dhe koalicioneve në të.
- Partia Socialdemokrate e para, 2. Balli Kombëtar 3. Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, 4. Bindja Demokratike, 5. Koalicioni AOKBPEK, 7. Nisma Thurje, 8. Lëvizja e Re, 10. Aleanca Demokracia e re, 11. Lëvizja për Ndryshim
Janë 12 subjekte zgjedhore dhe 5 kandidatë të pavarur do të marrin zyrtarisht pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
Tempora - Si do të votohet më 25 Prill? Bylykbashi shpjegon modelet e fletës së votimit