Kërcet arma në Durrës pas aksidentit, plagoset në dorë 25-vjeçari, në kërkim autori/ Emrat

Një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri në lagjen numër 4 Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 të mbrëmjes së sotme, 22 mars, pranë stacionit të trenit pas një konflikti të çastit.

Konflikti sipas dëshmitarëve ka nisur pasi kanë përplasur lehte automjetet me njëri-tjetrin.

Njeri nga dëmtuarit i ka kërkuar lekët dhe në momentin që pala tjetër nuk ka pranuar, por me pas janë përplasur me armë.

Ora News mëson se është plagosur në dorë shtetasi Arbër Tivari.

"Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën” – njofton policia.

Policia ka identifikuar si autor të ngjarjes shtetasin Ardit Buçpapaj dhe po punon për kapjen e tij.

Konflikti sipas dëshmitarëve ka nisur pasi kanë përplasur lehtë automjetet me njëri-tjetrin.

Njëri nga dëmtuarit i ka kërkuar lekët, dhe në momentin që pala tjetër nuk ka pranuar përplasja është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve.

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.