"Ju flet Moska" - Babai Nr.3 (Benet Beci) në listën e PS Shkodër shpall idiot fisin e Nr. 1
Emisioni "Ju flet Moska"nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora u ndal sot në një analizë të dy prej kandidatëve për deputetë në listën e PS-së për Shkodrën.
Myftaraj: Që kur Rama shpalli satirën politike si armë të tij në këto zgjedhje ka plasur satira politike edhe si luftë brenda llojit në PS.
Në foto shikoni numrin 3 të listës së PS në Shkodër Benet Becin dhe numrin 1 të listës së PS në Shkodër Edona Bilalin.
Këto ditë babai i Benet Becit, profesori i Gjuhësisë Bahri Beci, ka botuar një libër me kujtime.
Ndër të tjera flet dhe për Abdullah Bilalin, ku thotë se Duli ishte komshi i lagjes. Ankohet se atij i doli e drejta e studimit për shkollë pedagogjike kurse këtij gjimnaz.
Ky Duli është kushëri i kandidates së PS me numër 1 në listën e PS Shkodër, Edona Bilali. Ai thotë se Duli deri në klasë të tretë nuk dinte të lexonte por ishte një familje e lidhur fort me luftën.
Sipas asaj që thotë Kryeministri, babai i Benet Becit, Bahri Beci ka bërë satirë politike, madje të rëndë, si luftë brenda llojit. Ka sulmuar paraardhësin e numrit 1 në listë.
Për analizën e plotë klikoni videon e emisionit.