Moti i keq, rikthehet energjia elektrike në disa fshatra të Pogradecit
Koha e moti i keq shoqëruar me reshje bore dhe erë të forte shkaktuan mjaft avari e defekte elektrike në rrjetin elektrik shpërndarës të në njësitë territoriale Trebinjë, Velçan e pjesërisht Proptisht.
Punonjësit e sektorit elektrik kanë ngritur 3 grupe pune dhe u arrit që të rikthehet furnizimi normal me energji elektrike në të gjithë fshatrat e Njësive vendore Trebinjë e Velçan.
Ndërsa nga 3 fshatra të Njësisë vendore Proptisht që mbulon Agjencia Elektrike Pogradec u rikthye furnizimi me energji elektrike vetëm në fshatin Slabinjë e Homçan.
Ndërkohë, në fshatin Homezh për shkak të dëmtimeve të ndodhura në 2 shtylla betoni, si dhe të rrëshqitjes së tokës energjia nuk mundi të rikthehet.
Agjencia elektrike Pogradec bënë me dije se me masat që do të ndërmerren për ditën e nesërme dhe në këtë fshat do të kthehet normaliteti në furnizimin me energji.