Kaçani: Me këto qira në Tiranë rrogat duhet të ishin 2000 €, planet rregulluese justifikim për të shembur
Një në intervistë për Ora News, pedagogu Artan Kaçani u shpreh se planet vendore rregullues enë qytetet tona nuk funksionojnë ose janë antiprofesionale.
Sipas tij, tregu imobiliar do që të krijojë një stok dhe politika i ndihmon në këtë proces duke bërë që paratë të alokohen te pasuritë e patundshme.
Kaçani: Qendra historike të qyteteve kanë qenë mbartëse të vlerave historike apo me çdo gjë që lidhet me pjesën shpirtërore të kulturës qytetare. Sot jemi në një periudhë ku qyteti nuk prodhon më, por vetëm ofron shërbime. Tirana nuk është e shkëputur nga interesi politik i kapitaleve. Sot ne jemi përballë hartimit të planeve rregulluese, përmes parimeve dhe jo për të dhënë justifikime për të rregulluar. Kjo arrihet përmes planeve vendore që në vendin tonë mungojnë dhe për mua janë antiprofesionale dhe antidemokratike. Unë nuk e di se si do të shtohen banorët dhe nuk mund të ketë një plan statik.
Tregu imobiliar do që të krijojë një stok. Politika i ndihmon në këtë proces. Paratë sot janë duke u alokuar te pasuritë e patundshme. Deri dje shtëpia ishte një e drejtë dhe një pasuri, por sot është një ofertë, që çdo ditë e më shumë vjen në tkurrje për shqiptarët dhe rrogat e tyre. Vlera e këtij tregu duhet të ishte s ë paku në 1/3 e rrogës minimale. Pra, duhet të kishim qira 100 mijë lekë për Tiranën, gjë që është e pamundur se janë diku 5 herë më të shtrenjta. Ose rrogat duhet të ishin 1500-2000 euro.
Kaçani shtoi se nëse zhduken format fizike të ndërtesave, zhduket edhe historinë e vendit, si dhe theksoi se planet rregullues epo përdoren për të shembur godina.
Kaçani: Qendrat kanë qenë bërthama administrative më shumë se i gjithë qyteti. Kemi një themelim mekanik he një organik të qytetit. Tirana e viteve 1900 ka qenë organike dhe më pas janë shtuar elementet mekanike. Nëse zhduken format fizike të ndërtesave, ne zhdukim edhe historinë e vendit. Kjo ka të bëjë me historinë dhe me solidaritetin tonë si shoqëri. Zhvillimi nuk shihet në mënyrë uniformë, por vidhet prona. Ne do kemi apartamente që kanë pamje nga qendra, por që nuk ka siguri, sepse nesër dikush mund t'i ndërtojë një gradaçelë përpara dritares. Plane rregullues po përdoret si një alibi për të prishur godina. Plani rregullues parashikon një sërë njollash që përfshijnë shkollat, qendrat shëndetësore dhe një sërë standardesh te tjera. Ne kemi lënë në Shqipëri një situatë kaotike.