Misteri i "luftës" në Shkodër, dëshmitë në prokurori të familjarëve: Nuk e kemi parë konfliktin

Vëllezërit Hot dhe Marjan Doçaj, të cilët mbeten të plagosur më armë zjarri mbrëmjen e së shtunës, 20 mars, në fshatin Bardhaj të Shkodrës para hetuesve kanë mohuar të kenë qëlluar me armë në drejtim të Besim Përkolës.

Referuar dosjes së prokurorisë, në vendngjarje janë gjetur 11 gëzhoja te kalibrit 9 mm, po ashtu rreth 50 metra nga automjeti i dy vëllezërve, pranë banesës së Agron Përkolës, babait të Besimit, u gjetën 9 gëzhoja të tjera të kalibrit 7 mm.

Para hetuesve babai dhe nëna e tij janë shprehur se kanë qenë në banesën e tyre, kur kanë dëgjuar të shtënat.

E para që ka dalë nga banesa ishtë nëna e tij, e cila ka parë një makinë para portës së shtëpisë, por nuk ka vënë re ndonjë person.

Menjëherë ajo është rikthyer ne shtëpi duke i kërkuar bashkëshortit të mos dalë.

Besim Perkola sipas dëshmive  ka dalë në mëngjës me makinën e tij tip BMW ku sërisht është kthyer në banesë në drekë duke dalë pas disa orësh. 

Po ashtu edhe e fejuara e tij ka deklaruar se ka qëndruar me Përkolën deri në orën 19:00, dhe pas kësaj është ndarë me të.

Pas këtij momenti si prindërit dhe e fejuara kanë deklaruar se nuk kanë dijeni madje dhe telefoni rezulton i fikur.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e Agron Përkolës, babait të Besim Përkolës, ku janë gjetur dhe sekuestruar 2 fishekë si dhe një shirit fishekësh.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për konflikt banal, teksa janë dy të rinjtë që akuzohen për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.

Pritet që këtë të martë Hot dhe Marjan Doçaj të dalin para Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për tu njohur me akuzat të cilat rëndojnë mbi ta, ajo e vrasjës me paramendin e mbetur në tentativë si dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.

Lexo edhe: Atentat me armë zjarri vëllezërve në Shkodër