Qëlloi me armë zjarri afër një banese në Kombinat dhe u largua me makinë, në kërkim 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të një banese.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 15:10 në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, por u raportua vetëm në orën 21:40 të mbrëmjes së sotme, 20 mars 2021.

Në kërkim është shpallur Ronald Gurbardhi.

Një konflikt i nisur dy ditë më parë, mësohet se ka qenë zanafillë e ngjarjes.

Gurabadhi ka qëlluar në afërsi të një banese pas konflitit me Artur Kotreshin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën "Shaban Bardhoshi", dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese".

Pas kësaj ai është larguar me shpejtësi me një mjet.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.