Loku: Beteja elektorale është shumë më e vështirë se sa ajo blegtorale

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidatja e Nismës Thurja Rigerta Loku u shpreh se sigurisht që beteja elektorale është shumë më e vështirë se sa ajo blegtorale.

Loku: Sigurisht që beteja elektorale është shumë më e vështirë se sa ajo blegtorale. Tani nga ana blegtorale jemi në një qetësi dhe shkojmë në fushatën elektorale. Është një rrugë e përditshme dhe ja ku jam përballë në këtë betejë.

Nisma Thurja ka shanse në këto zgjedhje, ndryshe nuk do të ishim këtu. Partitë e vjetra e kanë thënë fjalën e tyre dhe mendoj se është radhë jonë. Këto janë zgjedhje historike.