Rama: EMA konfirmoi sigurinë e AstraZenecas, vaksinim për të dalë nga tuneli i pandemisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2021, 19:01
Pas konfirmimit të sigurisë së vaksinës AstraZenneca nga Agjencia Evropiane e Barnave, ka reaguar edhe kryeministri Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se vaksinim është e vetmja rrugë për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë.
Rama: Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita.