Ju flet Moska: Shkeljet në deklarimin e pasurisë të drejtorit Artur Kala

Deklarimi pasuror i ish-drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Artur Kala, ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti kryeministri Edi Rama befasisht ka shkarkuar një prej drejtorëve më të suksesshëm të deklaruar prej tij, drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara sipas ligjit Antimafia dhe OFL, drejtorin Artur Kala. Drejtorin e shikoni në një video sot, 18 mars, ora 13:30, që tani punon në Ministrinë e Financave, e kanë emëruar shef në një sektor atje. Në orarin e punës është në lokalin e tij në Qesarafë. Aq befasisht sa e emëruan në 2013 në atë detyrë, aq befasisht edhe e larguan. Është një njeri pa CV, ka qenë kryetar i PS-së në Bulqizë dhe pa asnjë përvojë pune emërohet drejtor i një drejtorie të rëndësishme qëndrore, institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme. Aq njeri i papërshtatshëm është për detyrën saqë i kam dërguar një shkresë zyrtare ku i kërkoj CV dhe për 2 muaj nuk kthen përgjigje. Ja kërkova Ministrisë së Brendshme dhe tha është institucion varësie, tani do t'ja kërkoj Ministres së Financave, ajo nuk mund të thotë është institucion varësie, bën mirë të ma japë, ndryshe e di vetë ajo ka ca halle dhe probleme. Tani Artur Kala është njeriu që ju ka marrë në administrim pasurinë qindra personave në Shqipëri, ka kërcënuar qindra të tjerë. Ky njeri që shkon dhe u kontrollon xhepat njerëzve jo më të dënuar për krim të organizuar dhe të dyshuar, ka rrëmbyer pronat, ky njeri si i ka punët me pasurinë e tij. Do të merrem me ca prona që i ka në Qesarakë. Kur erdhi në Tiranë në 2013 nuk deklaroi asnjë pasuri. Në deklarimin e 2015 na shfaqet një pasuri e patundshme 56 metra katrorë në Qesarakë, u tha u ble 40 mijë euro, 714.3 euro për metër katrorë. Ky është lokali te një pallat i ri. Vetëm investimet sa i bëjnë. Ka bërë pa leje ato shtesat, verandën. Por një investigim i kryer mbi çmimet në këtë zonë zbulon tjetër gjë. Një banor shprehet se 10 vite më parë ka blerë një dyqan me 900 euro metrin katrorë.

Kliko videon e emisionit për analizën e plotë.