Ademi: EMA e ka certifikuar si të sigurt AstraZenecën, por nuk mund të ndërhyjë në vaksinimin e shteteve
Në një intervistë për Ora News, Ornela Ademi, drejtuese komiteti në Agjencinë Evropiane të Barnave u shpreh se EMA e ka certifikuar dhe është vendosur që të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca.
Për Ademin EMA vetëm sugjeron dhe certifikon përdorimin e vaksinave, por nuk mund t'i detyrojë vendet që të ndalojnë apo vazhdojnë procesin e vaksinimit.
Ademi: Benefitet të vaksinës Astrazeneca e kalojnë rreziqet, prandaj EMA e ka certifikuar dhe është vendosur që të vazhdojë vaksinimi. Roli e EMA-s është nëse vaksina ka efektshmëri dhe nuk është e rrezikshme. Kur del mirë rezultati shpresa është që të vazhdojë vaksinimi, por ky proces ecën para nga shtetet e BE-së dhe EMA nuk mund të ndërhyjë në këtë pikë. Ne kemi pasur 2 mbledhje urgjente duke shqyrtuar informacionin e marrë. Ka pasur edhe ekspertët për çrregullimet e gjakut. Janë bërë studimeve të ndryshme dhe në bazë të informacioneve është dhënë verdikt se kjo barnë është e sigurt.
Ademi shtoi se është duke u shqyrtuar edhe vaksina ruse dhe nëse është sipas standardeve evropiane, do të mund të aplikojë që të përdoret në këtë kontinent.
Ademi: Nga ana tjetër vaksina ruse është në shqyrtim dhe po shohim analizat klinike. Nëse përmbushen standardet evropiane, kjo vaksinë mund të bëjë një aplikim për tu aplikuar në BE. EMA nuk mund të vendosë nëse kjo vaksinë mund të merre edhe pa u miratuar nga EMA. Këtë gjë duhet ta shohin vendet dhe agjencitë e barnave në vend. Marrja e vaksinave është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo pandemi.