“Aman më ndihmoni” familja e varfër në Tropojë apel për ndihmë: Kemi mbetur pa shtëpi

Shtëpia e tij është bërë e pabanueshme, ndërsa Izet Preçi së bashku me bashkëshorten e tij jetojnë aktualisht në shtëpinë e vëllait.


Burrë e grua nga fshati Luzhë të Tropojës, vuajnë të dy nga sëmundja e pakurueshme e epilepsisë.


Me të ardhura të pakta që shumica e tyre shkojnë për medikamente, kryefamiljari bën thirrje për ndihmë.


“Aman më ndihmoni nga shteti. Vendosni dorën në zemër, se jam i detyruar të ngre një çadër. Nuk ka ardhur askush të më ndihmojë, jam mbetur pa shtëpi. Vetë jam i sëmurë. Marr 100 mijë lekë përkrahje.”


Edhe kryetari i fshatit Luzhë, tregon situatën e rëndë që jeton Preçi.

“Nëse keni mundësi vendosni dorën në zemër për ta ndihmuar këtë familje. Kërkesa kryesore është për një banesë.”


Në pamundësi për ta ndihmuar, edhe banorët e tjerë apelojnë për ndihmë.


“Ka probleme të tjera, gruan e ka të sëmurë. Si mos më keq. Kush mund t’i ndihmojë, sevap është.”


Thirrja shkon për Bashkinë Tropojë, për të gjetur një zgjidhje për familjen e cila së shpejti duhet ta lëshojë shtëpinë ku aktualisht jetojnë.