Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Bashkinë Tiranë, BOOM sjell fakte se si ndryshohet vendbanimi fiktivisht

Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Bashkinë Tiranë. Emisioni investigativ "BOOM"në Rtv Ora solli fakte të reja se si adresa e vendbanimit në bashkinë Tiranë ndryshohej fiktivisht, dhe jo në bazë të dokumenteve.

Vendbanimi mund të ndryshohet pa shkuar në zyrën e Gjendjes Civile, por duke kaluar nga zyra e Partisë Socialiste.

Edhe pse në deklaratën noteriale banesa i përkiste njësisë administrative nr 6, Zyra elektorale e PS  e regjistroi qytetaren në njësinë administrative nr 14.

Me ndryshimin e vendbanimit, ndryshoi edhe qendra e votimit të qytetares.

Bashkëpunëtorja e "BOOM", i kërkoi ndihmë edhe për një person tjetër, por që nuk u realizua, pasi sipas Zyrës elektorale të PS-së e vështirësoi punën ndryshimi i deputetes së zonës dhe puna me listat ditët e fundit.

Lexo edhe: BOOM denoncon skandalin: Zyrat elektorale të PS-së transferojnë qytetarët në Tiranë me 1 telefonatë, dalin “jashtë loje” njësitë bashkiake