Transferime në Tiranë për vota, Kaso: Loja e pistë nuk do ta ndihmojë Ramën, do të humbë në gjithë Shqipërinë

Një ditë pas denoncimit të emisionit investigativ "BOOM" në Rtv Ora të transferimit të votuesve në Tiranë me një  telefonatë nga zyrat elektorale të PS-së, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Sekretari për Çështje Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të vjedhë zgjedhjet por nuk do t'ja dalë.

Ai u shpreh i bindur se loja e pistë me importimin e votuesve nga qytetet e tjera më Tiranë, nuk do ta ndihmojë Ramën.

Kaso: Edi Rama humb kudo në Shqipëri, madje edhe në Tiranë. Ja pse kryeministri në largim po tenton të vjedhë zgjedhjet. Është e pamundur të ndalosh qytetarët shqiptarë, të cilët duan ndryshimin dhe kjo po e tërbon Edi Ramën. Mbrëmë, emisioni investigativ “Boom” solli prova filmike se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë importuar mijëra vota në Tiranë.

Importimi i votuesve me kontrata fiktive të shtëpive, tregon se Edi Rama nuk luan me rregulla të ndershme loje, sepse ai ka frikë nga humbja. Loja e pistë me importimin e votuesve nga qytetet e tjera më Tiranë, nuk do ta ndihmojë Ramën. Ai do të humbë kudo – në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Korçë, në Fier, kudo.

Në mënyrë që të sjellim një ndryshim të vërtetë për vendin tonë, ne duhet të fillojmë rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian. Mënyra e vetme për të bërë këtë është të votohet për Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Të nderuar qytetarë, dilni dhe votoni!Së bashku ne do të sjellim ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!

Lexo edhe: BOOM denoncon skandalin: Zyrat elektorale të PS-së transferojnë qytetarët në Tiranë me 1 telefonatë, dalin “jashtë loje” njësitë bashkiake