FOTO/ Makina e Shefit të Policisë përfshihet në një aksident në Elbasan, dy të lënduar

Shënohet një tjetër aksident rrugor në Elbasan.

Këtë herë në aksin rrugor që lidh qytetin me fabrikën e çimentos.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, në aksident është përfshirë edhe një automjet i Policisë Rrugore.

Siç mësohet paraprakisht, makina në fjalë i përket shefit të Qarkullimit Rrugor në Elbasan, ndërsa nga aksidenti janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Lexo edhe: VIDEO/ Dy makina përfshihen në aksident në Elbasan, njëra përfundon në oborrin e një biznesi