Raporti i UNESCO për analfabetizmin, Mehmeti: Shifrat janë më të larta. Ndikoi edhe pandemia

Në një intervistë për Ora News, përballë gazetares Sonila Musai, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti komentoi raportin e 2018-ës të UNESCO-s ku theksohej se 44 mijë persona në Shqipëri janë  analfabetë. Ndër këta persona 3000 i përkasin moshën 15 deri në 24 vjeç.

Sipas Mehmetit, shifrat në fjalë janë thelluar duke cituar edhe një raport të Bankës Botërore.

Ndriçim Mehmeti: Është shqetësues pasi po të lexosh më poshtë, raporti thekson se mbi 7% janë të moshës nga 15 deri 44 vjeç. Që do të thotë, analfabetizmi jofunksional, pra i vërtetë, është i pranishëm përkundër shifrave të deformuara që ka dhënë Ministria e Arsimit.

Shifrat janë më të rënda. Pse? Do t'ju jap vetëm një fakt. Në një raport të Bankës Botërore, prill 2020, për shkak të situatën me Covid-19. Së pari, digjitalizimi jo i plotë dhe ku nuk kanë akses të gjithë fëmijët, së dyti për shkak të varfërisë dhe së treti, prindërit nuk kanë mundësi të ndihmojnë fëmijët gjatë mësimit online për shkak të arsimit të tyre. Atëherë nga 52 do të shkonte në 68% analfabetizmi funksional dhe ne linim pas vetëm Kosovën dhe të gjitha vendet ishin sipër nesh. Shifra është më e lartë. Vetë ministria ka pranuar se 10 mijë fëmijë nuk kanë hyrë në mësim. Pastaj pranuan se janë 3 mijë. Po edhe sikur 300 të jenë prapë shifra është thelluar.

Lexo edhe: Analfabetizmi në rritje, në Shqipëri 44 mijë persona që nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë