Dita e Verës bën qytetarët të harrojnë Covid-19, festime në rrugët e Tiranës

Ky 14 mars ka mbledhur qindra qytetarë në rrugët e Tiranës për të festuar Ditën e Verës.  Në pamjet e siguruara nga AFP shihen qytetarë pa maska duke mos respektuar as distancimin social.

Qytetarët zgjodhën të vetëorganizoheshin duke sfiduar frikën ndaj koronavirusit për ti uruar mirëseardhjen stinës së pranverës.