Përplasja në Elbasan, Mërtiri: Klimë shumë e nxehtë, qeveria po përdor edhe grupet kriminale
I ftuar në Ora News, përballë gazetarit Sebastian Zonja, sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe klimën parazgjedhore.
Teksa u ndal edhe ngjarja e sotme në Elbasan, ku militantë të PS dhe PD u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin, Mërtiri u shpreh se
Lexo edhe: “Luftë” politike për Ditën e Verës në Elbasan, grushta dhe fyerje mes militantëve të PS-PD
“Sigurisht është klimë e nxehtë parazgjedhore. Klimë e nxehtë prej disa faktorëve, për shkak të mënyrës si është zhvilluar politika këto kohë, për shkak të nivelit të keqqeverisjes që prodhon reagim, indinjatë, frustracion te njerëzit. Ka një pjesë të madhe të popullsisë, e cila prej kohësh e ka akuzuar opozitën pse nuk po djeg institucionet, ka një njerëz që kanë mllef dhe indinjatë shumë të madhe për këtë qeverisje.
Kemi të bëjmë edhe me një qeveri që megjithëse e ka çuar vendin në këtë gjendje, lufton për të marrë një mandat të tretë që nuk e kanë marrë as qeveri relativisht shumë më të mira se sa kjo. Jo më kjo që është më e keqja e parë ndonjëherë këto 30 vjet. Dhe përveç kësaj, po përpiqet ta mbajë me thonj pushtetin duke përdorur ndaç ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës, në mënyrë të paprecedentë edhe kjo, ndaç përdorimin e institucioneve të pavarura. Pra përdorimin e forcës së pushtetit, forcës së parave të pista deri te grupet kriminale, të cilat janë tashmë, siç është vërtetuar edhe nga përgjimet, janë pjesë e fushatave elektorale", u shpreh ndër të tjera Mërtiri.