VIDEO/ Dy makina përfshihen në aksident në Elbasan, njëra përfundon në oborrin e një biznesi

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Siç raporton gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi, dy automjete janë përfshirë në aksident me njërën prej tyre që ka përfunduar në oborrin e një biznesi aty pranë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.