Demalia: Nga dalin parat e partive për pagesat e majme për lobime, grupe këshilltarëresh nga SHBA, Izraeli, Anglia?

"Pa ndëshkim të krimit dhe korrupsionit nuk mund të ketë liri dhe aq me pak demokraci".

Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook analisti nga SHBA, Ilir Demalia, i cili ngre pyetje edhe mbi burimet financiare të partive në vendin tonë.

Sipas tij, partitë politike shqiptare nuk kanë transperencë në burimet e tyre luksoze si parti dhe individë drejtues. Kjo është pika parë e të drejtës së mosbesimit, se ndëshkim të krimit politik as nuk ka pasur, as ka dhe as nuk do të këtë në Shqipëri.

Ilir Demalia: Pa ndëshkim të krimit dhe korrupsionit nuk mund të ketë liri dhe aq me pak demokraci.

Sipas ligjit fushata elektorale fillon 30 ditë para ditës së zgjedjeve, por në Shqipëri ka vetëm fushata dhe jo qeverisje. Qeverisjet e post 90 janë vetëm fushatë mbjellje-korrjesh për bandat e radhës në pushtet.

Nga dalin parat e partive për pagesat e majme me Euro apo dollar për lobime, grupe këshilltarëresh nga Amerika, Israeli, Anglia? E bukura është se thonë do të zgjedhin varfërine këta edonistë që jetojnë në luks me parat e funksioneve që kanë dhe kanë pasur duke abuzuar, vjedhur dhe inkriminuar të gjithë bandën e shtetit në radhë …

Partitë politike shqiptare nuk kanë transperencë në burimet e tyre luksoze si parti dhe individë drejtues. Kjo është pika parë e të drejtës së mosbesimit, se ndëshkim të krimit politik as nuk ka pasur, as ka dhe as nuk do të këtë në Shqipëri.

Nuk i hyri gjëmb në këmbë krimit komunist për 45 vjet, jo më ti gjej gjë këto bandat e demo(n)krakarikaturës.