VIDEO/ Morata-Chiesa-Ronaldo: Juve tris Spezias. Bardhezinjtë të tretët

Pas barazimit në fundjavë ndaj Veronas, Juventusi rikthehet te fitorja në Serie A.

Bardhezinjtë mposhtën mbrëmjen e sotme Spezian me rezultatin 3-0.

Golat në "Allianz Stadium" u shënuan në pjesën e dytë me autorë Morata ('62), Chiesa ('71) dhe Ronaldo ('89).

Ky ishte goli i 20-të sezonal për portugezin, i cili kryeson edhe rënditjen e golashënuesve, raporton Ora News.

Me këtë fitore Juventus ngjitet në kuotën e 49 pikëve, 3 më pak se Milani i vendit të dytë që luan nesër përballë Udineses, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Nga ana tjetër, Spezia ndalet në kuotën e 25 pikëve në vend të 16.

Kujtojmë se ndeshja e orës 18:00 mes Lazios dhe Torinos nuk u zhvillua.

Përmbledhja e ndeshjes: