EMRI/ Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri

Drejtuesit e klubit të Dinamos kanë zëvendësuar pa humbur kohë trajnerin.

Vendin e Francesco Morieros, i cili u largua papritur ditën e djeshme, e ka zënë Olsi Uku.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi dinamovit me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner te Tirana.

Sipas asaj që shkruan klubi kryeqytetas, tekniku i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër.

Postimi në Facebook i Dinamos