Ekskluzive/ Vrasja e Taulant Manaj: “Far-West” në Vlorë, plumb edhe në makinën e autorëve
"Ora News" zbardh detaje te reja nga hetimet per ekzekutmin e tauland manajt me 3 mars ne VLore. Drejt makines se autoreve eshte qelluar me arme zjarri para vrasjes se manajt, plumb i cili ka depertuar ne brendasi te automjetit “Ford Fiesta”.
Vrasja e Taulant Manaj në Vlorë në 3 mars 2021 ka qenë një ngjarje “Far-West” e regjistruar brenda pak sekondave në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.
“Ora News”, ka mësuar detaje të reja nga hetimi i kësaj ngjarje kriminale, pasi rezulton se edhe makina tip “Ford Fiesta” që përdorën tre autorët e vrasjes së Manaj, është qëlluar me armë zjarri.
Automjeti ka një plumb të vetëm në prapakolp, plumb i cili më pas ka depërtuar në brendësi të makinës, duke u gjetur aty nga policia.
Ende nuk dihet se kush e ka qëlluar makinën “Ford Fiesta”, Taulant Manaj apo një shoku i tij që e shoqëronte në ato çastet e fundit të jetës.
Por burime policore thanë se vetëm ndaj mjetit është qëlluar pak sekonda para vrasjes së Manaj.
Në të qëndronte i arrestuari Hansi Jonuzaj dhe dy miqtë e tij të shpallur në kërkim, Elton Hajnaj dhe Skedjan Grabanin.
Për kapjen e këtyre dy personave policia dhe prokuroria e Vlorës janë duke kryer disa kontrolle.
Dhjetëra kamera sigurie janë sekuestruar me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Taulant Manaj, u qëllua 5 herë me automatik kallashnikov ndërsa tre plumba i prekën trupin duke e lënë të vdekur në vend.
Pamjet filmike që tregojnë momentin e vrasjes, ndërsa policia mundi të arrestojë vetëm Hansi Jonuzaj dhe sekuestrojë armën e krimit.
Dy personat e tjerë, Elton Hajnaj dhe Skedjan Grabani, vijojnë të jenë ende në kërkim.
Vrasja në Vlorë, viktima me 3 emra. Kush është gjyqtarja që “e shpëtoi” dy herë nga burgu