"Kam tre muaj pa punë" merret vendimi për mësuesin që i vuri flakën Drejtorisë Arsimore në Fier

Mësuesi Indrit Alushaj është njohur me masën “Arrest me Burg” nga trupa gjykuese.

Alushaj i vendosi flakën Drejtorisë Arsimore pak ditë më parë, ndërkohë që është shfaqur i penduar në seancën gjyqësore.

Jam pa punë kam tre muaj. Më kishin premtuar për punë”,mësohet të ketë thënë 33 vjeçari.

Lexo edhe: Nuk fitoi te “Mësues për Shqipërinë”, i ve zjarrin Drejtorisë Arsimore/ Arrestohet 33-vjeçari në Fier

33-vjeçari kishte aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë” por nuk kishte mundur të fitonte.

Zjarri ka rënë në katin e dytë të godinës, ndërsa të gjithë punonjësit janë evakuar nga shërbimet e policisë.