Ngjarje e rëndë në Tiranë, 30-vjeçarja vret veten duke u hedhur nga kati i 3-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2021, 16:32
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Don Bosko, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një grua është hedhur nga ballkoni dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
"Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën "Don Bosko" dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë." - njofton policia.
Paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.