"Taulant Balla kompani të përbashkët me narkotrafikanin Edmond Bego" denoncimi i Berishës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh nga një qytetar, i cili ka denoncuar lidhjet e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla me një narkotrafikant.
Sipas Berishës, Balla dhe Edmond Bego kanë bërë rreth 57 udhëtime në rajon dhe botë, teksa në mesazh vihet re që Behar Sofia i ekzekutuar pak ditë më parë në Tiranës, thuhet se është djali i motrës së Begos.
Më poshtë keni publikimin e plotë të Berishës:
Taulant Balla akuzohet per kompani te perbashket me Edmond Begon!
Me narkotrafikantin Bego, Taulanti ka bere 57 udhetime misioni ne rajon dhe bote.
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Mirembrema doktor. Po ju nis 2 foto per te treguar qe lidhja mes Taulant Balles dhe Edmond Begos vazhdon dhe ata marrin miliona. Ai inspektoi dy dite me pare nje investim prej 2.5 mln euro ne rrjetin energjitik. Ne foto duket punonjesi i kompanise se Edmond Begos. Praktikisht, eshte kompania e Taulant Balles.
ps: Ju rikujtoj se trafikanti qe u ekzekutua tek Piramida para dy javesh Behar Sofia sipas qytetarit dixhital ishte djali i motres se Edmond Begos dhe ushtar i Bego Yaris.

