Rrëzohet helikopteri i shërbimit meterologjik, raportohen 5 viktima

Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në provincën Jiangxi në lindje të Kinës.

Zyrtarët njoftuan se është rrëzuar helikopteri i llojit B-10GD i shërbimit të meteorologjisë të provincisë në rajonin Ji'an dhe se 5 persona e kanë humbur jetën, informuan mediat vendase.

Nuk janë bërë të ditur shkaqet e rrëzimit të helikopterit. Lidhur me incidentin kanë filluar hetime.