Nëna vret djalin 6-vjeçar dhe e hedh trupin në lumë, e ndihmoi i dashuri
Pasi e raportoi fillimisht të zhdukur, një nënë në Ohio është akuzuar për vrasjen e djalit të saj 6-vjeçar dhe hedhjen e trupit të tij në lumë.
Brittany Gosney, 29 vjeç, është akuzuar për vrasje, abuzim me kufomën dhe manipulim të provave për vdekjen e djalit të saj, James Hutchinson.
E dhe i dashuri i saj, 42-vjeçari James Hamilton, u akuzua për abuzim me një kufomë dhe manipulim të provave.
Ndërkohë, policia në Middletown po punon me zyrtarë në qarqet Preble dhe Butler dhe kërkues të trajnuar për të rimarrë trupin e fëmijës, tha Birk.
"Uji është jashtëzakonisht i lartë, duke e bërë kërkimin dhe shpëtimin tonë shumë të vështirë. Me ujin dhe rrymën dhe me shiun që patëm të shtunën mbrëma, e bën jashtëzakonisht të vështirë për të gjetur vërtet diçka. Pra, ne po bëjmë më të mirën që mundemi kur bëhet fjalë për kërkimin dhe rikuperimin."- tha shefi i policisë.
