Punonte në fermë kanabisi, arrestohet shqiptari në Britani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2021, 12:40
Një shqiptar u arrestua nga autoritetet britanike, pasi punonte në një fabrikë kanabisi.
Sipas mediave, bëhet fjalë për shtetasin Drilon. K, i cili u arrestua ndërsa plagosi veten duke u hedhur nga dritarja e shtëpisë së tij në një përpjekje për t'u arratisur.
"Prona tre katëshe ishte shndërruar në një fermë kanabisi "të ndërtuar profesionalisht", tha prokurorja Claire Pickthall.
Ajo tha se i riu shqiptar ishte dëbuar si emigrant i paligjshëm nga Britania e Madhe në vitin 2014.
Në fabrikën e kanabisit kishte 330 bimë dhe Drilon.K pranoi se kishte prodhuar ilaçet te klasës B, të cilat kishin vlerën 24.000 paund.
Gjykatësi Daniel Williams caktoi arrest me burg për 6 muaj për Drilon.K.
Ai gjithashtu ishte dënuar më parë, raportojnë mediat e huaja.