Teksa të gjithë vaksinohen para kamerave, Trump dhe Melania kanë marrë dozën e tyre në heshtje
Thuhet se Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania kanë marrë dozën e parë të vaksinës përara se të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas New York Times, CNN dhe mediave të tjera të huaja raportohet se teksa Joe Biden, Kamala Harris dhe ish-nënkryetari Mike Pence, zgjodhën që të vaksinoheshin para kamerave për të inkurajuar besim te qytetarët, Trump vendosi të vaksinohej në heshtje në muajin janar.
Në daljen e tij të parë publike që kur u largua nga detyra më 20 janar, Trump foli në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Orlando, Florida, gjatë fundjavës.
Fjalimi i Trump përdori dhe fyerje personale ndaj Biden dhe dr.Anthony Fauci së bashku me teoritë e konspiracionit se si ai kishte fituar në të vërtetë zgjedhjet e fundit.
Ai gjithashtu inkurajoi të gjithë për të marrë vaksinën kundër koronavirusit dhe vlerësoi administratën e tij. “Ne u kujdesëm për shumë njerëz, ne u kujdesëm për Joe Biden, sepse ai mori dozën e vaksinës e ti“, -tha Trump.
Në dhjetor, gjenerali i SHBA-së, Dr. Jerome Adams tha gjatë një intervistë në CBS se Trump po vonon vaksinimin e tij për shkak të një “arsyeje mjekësore” dhe citoi një trajtim eksperimental të antitrupave që iu dha ndërsa ishte duke u rikuperuar nga Covid në Tetor.
“Nga një këndvështrim shkencor, unë do t’i kujtoj njerëzit se presidenti ka pasur Covid brenda 90 ditëve të fundit,”- tha Adams. “Ai mori antitrupa monoklonale. Ndoshta duhet të përmbaheni për të bërë vaksinën, të flisni me mjekun tuaj për të gjetur kohën e duhur“- shtoi ai.