Në kërkim për ngacmim dhe sulm seksual të të miturve, policia kërkon ndihmë për kapjen e mjekut

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për ngacmim dhe sulm seksual të të miturve.

Bëhet fjalë për shtetasin Ramadan (Feriz) Sopaj i lindur me 03.05.1955 nё fshatin Janqishtë, Komuna e Malishevës.

Ai është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për veprat penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçe dhe sulm seksual.

Mediat kosovare raportojnë se Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Lidhur me këtë ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës ku ka bërë të ditur se Sopaj ka punuar në mënyrë të jashtëligjshme si mjek pasi nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së.

“Oda e Mjekëve të Kosovës sqaron dhe distancohet nga veprimet e Dr. Ramadan Sopaj, pasi që ky mjek nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së. Sipas këtyre të dhënave Dr. Ramadan Sopaj ka punuar jashtëligjshëm”,thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës.

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

029 269 007 -S.Policor Malishevë-Drejtoria Rajonale Gjakovë

E-mail adresa: [email protected]