Ngriti shtetin në këmbë, vetëdorëzohet në Prokurori ish-kryespiuni maqedonas : Kam qenë i sëmurë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2021, 17:59
Ish-shefi i DSK-së në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov, është vetëdorëzuar në Prokurori pasditen e sotme.
Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë por ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe për këtë është vetëizoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit.
Ai tha se është paraqitur vetë në Prokurori për të sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat që rëndojnë për të.
Mijallkov u kërkoi falje të gjithëve për rrëmujën e krijuar këto ditë, si qeverisë, ministrave dhe instancave të gjyqësorit.
Ai tha se, ashtu siç kishte deklaruar edhe më herët, stili i tij nuk është ai i arratisjeve prandaj nuk do ta kishte bërë asnjëherë një gjë të tillë.