Varianti brazilian i Covid-19 mbërrin në Kroaci, konfirmohet rasti i parë

Studiuesit në një laborator në Institutin Ruder Boskovic me qendër në Zagreb kanë identifikuar praninë e një mutacioni të variantit brazilian SARS-CoV2, raportoi instituti të enjten.

Ekipi i udhëhequr nga Oliver Vugrek ka analizuar 50 mostra dhe një nga ato mostra përfshinte mutacionin B.1.1.28  të koronavirusit të ri.

Këto 50 mostra u morën nga klinika private Medikol në dhjetor 2020 gjatë testimit të qytetarëve, sipas mediave vendase.

Mutacioni brazilian u zbulua në një mostër të marrë në Zagreb.

Ky ekip hulumtues nuk ka zbuluar mutacione të variantit britanik të mostrat e marra.

Vugrek shpjegon se mutacioni mund të shfaqet në variante të ndryshme të virusit SARS-CoV-2.

Ai tha se monitorimi i mutacioneve të virusit mund të ndihmojë ekspertët të përcaktojnë pse përhapja e virusit mund të shpejtohet ose ngadalësohet në mesin e një popullate në disa periudha kohore.