Covid-19/ Tre viktima dhe 249 raste të reja në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2021, 15:14
Shkon në 1548 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe tre vdekje, dy në Prishtinë (42, 86 vjeç) e një në Vushtrri (76 vjeç), ndërsa nga 2868 testime kanë rezultuar pozitivë 249 qytetarë.
Nga nisja e pandemisë e deri tani në Kosovë janë regjistruar 64,768 raste pozitive, me Prishtinën komunën më të prekur (116 raste të regjistruara sot).
Ndërkohë gjatë 24 orëve janë shëruar 316 pacientë duke e çuar totalin në 56,344.