Thyen heshtjen zgjedhore, gjobiten me 120 mijë euro 6 parti në Kosovë

Partitë në Kosovë janë gjobitur me shuma të majme për thyerjen e heshtjes zgjedhore para votimeve të 14 shkurtit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur me mbi 120 mijë euro gjashtë parti politike.

Në këtë panel janë paraqitur 138 ankesa, por 117 prej tyre janë pranuar si të bazuara.

Konkretisht partitë të cilat janë gjobitur janë:

Partia Demokratike e Kosovës me 41 mijë e 500 euro.

Lëvizja Vetëvendosje me 37 mijë e 500 euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës me 22 mijë euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 16 mijë e 500 euro.

Nisma Socialdemokrate me dy mijë euro dhe Lista Srpska me 1 mijë euro.

“Në fund ju informojmë se janë edhe 10 ankesa të cilat ende nuk janë vendosur për arsye procedurale dhe për të njëjtat do të merret vendim ditën e enjte 18 shkurt 2021”, - thuhet në njoftim.