Në Hagë i dërgoi Serbia, Labi depoziton 12 mijë euro në llogarinë e ish-komandantëve të UÇK-së
Këngëtari , Labinot Tahiri, ka njoftuar se ka dhënë nga dy mijë euro për çlirimtarët që po gjykohen në Gjykatën Speciale.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, Labi shkruan se me të përfunduar zgjedhjet duhet të kthehemi te realiteti.
Labi gjithashtu shkruan se të akuzuarit: Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin, Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin nuk shkuan vet , por i dërgoi Serbia.
"NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!
Vazhdojmë...! Tê dashur qytetarê, zgjedhjet janê kryer dhe tani duhet ti kthehemi realitetit që ka të beje me njerëzit që kontribuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR. Se a dalin të pa fajshëm për luften e Kosovës, duhet te dalin, por a denohen apo jo nuk e di , neve na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS. Ne ditën e hëne, do ti deponojmë në fondin e tyre nga 2000€. Pra pêr komandanin e luftës, z. Hashim Thaqin me shokët: Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli , Nasim Haradinaj dhe z. Gucatin
Atje, nuk i ka qu shqiptari, por SERBIA ME SHKINII...!
Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë"- shkruan ai.