Fitorja e Albin Kurtit, ish-luftëtari UÇK-së: Thaçi ja dhuroi tortën me gjithë qershi në tavolinë

Qytetarët e Kosovës  vendosën me votën e tyre me 14 shkurt ti besojnë edhe njëherë drejtimin e qeverisë Albin Kurtit.

Fitorja e tij e thellë dhe "bjerrja" e partive tradicionale në Kosovë është shndërruar në temë diskutimi në studio të ndryshme televizive, në një përpjekje për të kuptuar nëse kjo ishte një votë ndëshkuese apo votë shprese.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, thotë se investimi i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për të rrëzuar qeverinë Kurti 1 në njëfarë mënyre ia shtroi rrugën kreut të VV-së.

I ftuar në emisionin "Ditë E Re", në RTV Ora, ai u shpreh se qytetarët e Kosovës kanë kohë që kërkojnë ndryshimin.

Goxhaj: Puçi parlamentar që Thaçi dhe LDK-ja i bënë Albin Kurtit i shtroi atij rrugën në këtë mënyrë, ata ja çuan tortën me gjithë qershi në tavolinë, prandaj dhe fitorja ishte kaq e madhe tha-ish luftëtari I UCK-s. Një fitore e paralajmëruar LDK, PDK dhe AAK konkuronin për vendin e dytë ishte diçka qesharake në garimin e tyre. Shqiptarët si Kosovë dhe në Shqipëri janë lodhur nga korrupsioni, plaçkitja dhe ikja është zgjidhja e vetme.

https://youtu.be/Q_hHSR0eCzA