Sinani dhe Andrra prindër për herë të dytë! Njihuni me pjestarin e ri të familjes Hoxha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2021, 08:05
Andrra Destani dhe këngëtari i njohur, Sinan Hoxha do bëhen prindër për herë të dytë. Këtë lajm të bukur ishte vetë Andrra ajo e cila e bëri të ditur për ndjekësit e saj përmes disa fotove shumë të ëmbla në rrjete sociale. Përveç kësaj ajo zbuloi se është sërish në pritje të një djali, që do të thotë se Ansi do të bëhet me vëlla.
Andrra është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe vogëlushi pritet të vijë në jetë nga muaji mars. Ditën e sotme ajo ka bërë një eko 3D, që zbulon fare qartë portretin e fëmijës. Andrra duket se është emocionuar shumë nga ky moment dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
“Mezi pres të të takoj”- ka shkruar Andrra përkrah fotos së ekos 3D.
