Zemërgjerë për Shën Valentin, i bën dhuratë partnerit të gjitha gratë që ai pëlqen

Pasi publikoi në TikTok dhuratën që kishte përgatitur për partnerin e saj, Gloria u  kthye ndër personat më të komentuar të momentit.

Ajo dhuratë për Shën Valentin i dha burrit të saj të gjtiha fotot e grave që atij i pëlqenin.

“Meqenëse të gjithë ndajnë dhurata për Ditën e Shën Valentinit, edhe unë vendosa të bëjë kështu. Po i jap burrit tim të gjitha fotot e grave që i pëlqyen në Instagram. Shpresoj që atij t’i pëlqejë”, shkroi ajo, transmeton Telegrafi.

Videoja u pëlqye nga më shumë se 15 milionë njerëz në TikTok.

https://www.tiktok.com/@gr93la/video/6928980944095366406?referer_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2F&referer_video_id=6928594769228647686&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1