Prindër për herë të dytë! Meghan Markle është sërish shtatzënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 08:41
Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen sërish prindër. Bebushi numër dy është rrugës! Lajmi i gëzueshëm u bë me dije këtë të diel.
“Archie, i cili pritet të mbushë 2 vjeç më datë 6 maj do të bëhet vëlla i madh. Duka dhe Dukesha i Sussex-it do të bëhen prindër për herë të dytë”, rrëfeu një burim për PEOPLE.
Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera.
Lajmi i gëzueshëm, të cilin ata e publikuan në Ditën e Shën Valentinit vjen pasi Meghan, 39, zbuloi se ajo pësoi një abort korrikun e shkuar.