"Foto e Vitit", Mozzik dhe Loredana rikthehen te njëri-tjetri! Pushojnë së bashku mes luksit

Loredana dhe Mozzik  kanë filluar përsëri lidhjen e tyre dhe për këtë tashmë nuk kemi më asnjë dyshim. Së fundmi çifti bashkë me vogëlushen e tyre, Hanën kanë udhëtuar në Dubai, mes luksit, detaje të cilat i kanë publikuar në profilet përkatëse në ‘Instagram’.

Por ajo që bie në sy janë dedikimet ndryshe të tyre, jo aq të drejtpërdrejta, por gjithsesi domethënëse. Loredana ka publikuar këpucët, tatuazhin, flokët dhe rolexin e Mozzik nga një kënd ndryshe, për të treguar se dashuron gjithçka te ai.

Ndërsa, Mozzik në llogarinë e tij në Instagram përveç momenteve nga pushimet ka postuar dhe një foto të partneres së tij dhe vajzës së tyre mbi të cilën shkruan “Foto e vitit”.

Mjafton të hidhni një sy në llogaritë e tyre dhe do të vini re pushimet luksoze që çdo kush nag ne do i dëshironte.