Humb jetën këngëtari shqiptar, ja mesazhi prekës i kolegut

Muzikanti i njohur Valton Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e jep një ndër miqtë e tij më të mirë, kompozitori Florent Boshnjaku.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ky i fundit u shpreh se shpirti i tij i mirë do të jetë gjithmonë prezent në shoqëri.

 “Eh more Valton …shpirti yt i mirë ka me qenë gjithmonë prezent mes neve. Pusho i qetë”, ka shkruar Boshnjaku krahas fotos së Berishës.

Ende nuk dihet shkaku i ndarjes nga jeta të muzikantit.